Duke përdorur 360 TMP, do të administrosh më mirë rezervimet e marra nga më shumë vende, edhe kur është fjala për ato që kanë mbërritur në e- mail, nëpërmjet site-it aferente njësisë së strehimit, me telefon ose nga site-t e rezervimit.
Mund të verifikosh të gjitha dhomat e lira në një program të vetëm dhe do të kesh mundësinë të shënosh dhomat e klientëve pa gabuar.
Do të krijosh formularë në site-n tënd web por dhe nga site të tjera ku keni akses. Ju ofrojmë instrumentet dhe ndihmën për të kryer këtë gjë, që faqja web e njësisë tuaj të sinkronizohet me platformën 360 Tourist Management Pack, më shumë për seksionin Rezervime.
Gëzo tani një shërbim unik dhe të ri – rezervim bisedor në Facebook messenger. Si funksionon? Çdo person i cili do të aksesojë faqen Facebook të njësisë tuaj , mund të rezervojë një dhomë duke biseduar me një Robot Inteligjent i cili do të implementohet në faqen tuaj të Facebook-ut. Ky shërbim është unik në botë.
Statistika komplete të cilat ndihmojnë në një menaxhim sa më efikase. Do të keni akses në të gjitha rezervimet , me të dhënat e sakta të check-in dhe chec-out aferente njësisë tuaj. Duke filluar nga këto raporte ju mund të përmirësoni ofertën e çmimeve për të rritur përfitimin.
Administrimi i çmimeve. Mund të vendosni çmime të ndryshme për ditë të ndryshme dhe të gjitha këto ndryshime do të aktualizohen automat në të gjitha kanalet media, ku promovoni njësinë tuaj, në lidhje me rezervimin e dhomave.
Nëse përfitimi juaj nuk bazohet vetëm në dhënien me qira të dhomave, mund të shtoni dhe burime të tjera të ardhurash: restorant, sauna, dhënie me qira të biçikletave, të tavolinave të ping-pong ose shërbime të tjera të cilat i ofroni. Fatura e fundit do të përfshijë të gjitha shërbimet, kurse shuma totale do të afishohet automat.
Nëse aktiviteti juaj ka nevojë për më shumë përdorues të cilët të kenë akeses në platformën e administrimit të rezervimeve, kemi kënaqësinë t’ju informojmë se mund të shtoni sa përdorues dëshironi.
dhe të merrni një 6 muaj FALAS TRIAL
Një shërbim i integruar në platformën 360 TMP, është një Paketë Turistike Informuese e cila mbledh informacione rreth njësisë tuja, zona ku ndodhet, programi i autobusit dhe trenit, lehtësime, restorante dhe bare në afërsi, evente të cilat zhvillohen në zonë, dyqanet dhe qendrat tregtare më të afërta, pikat turistike me interes në afërsi, aktivitete sportive dhe zbavitje ku turistët të marrin pjesë përgjatë qëndrimit të tyre etj.
Paketa Turistike Informuese është një instrument novator marketingu, produkti i parë në tregun e turizmit i cili integron dhe harton më shumë informacione të dobishme dhe të rëndësishme, duke stimuluar kështu procesin e besimit të klientëve.
Për ju është më e lehtë të dërgoni , kurse për turistët më lehtë për ta përdorur. I Disponueshëm në format PDF, si në versionin desktop si dhe në celular. Një mënyrë e re për t’i uruar turistëve një urim të ngrohtë dhe informativ "Mirëseardhje ", i cili do të vlerësohet.
dhe të merrni një 6 muaj FALAS TRIAL
Ky shërbim përfshin një formular opinioni të personalizuar të dedikuar klientëve tuaj me pyetje të ndryshme, tregues, një strukturë praktike dhe aspak të ndërlikuar. Informacionet e marra mund të shkojnë në nivel të përgjithshëm deri në detaje specifike, sipas dëshirës së turistit i cili e kompleton.
Pyetësori feedback trajton fushat kryesore të shërbimeve dhe lehtësimeve të ofruara nga njësia juaj. Mund të ofrojë feedback si të përgjithshëm dhe specifik.
Rezultatet e formularit të opinionit do të interpretohen dhe në mënyrë grafiku, që të jetë më lehtë për të vëzhguar çfarë funksionin mirë dhe çfarë duhet përmirësuar.
dhe të merrni një 6 muaj FALAS TRIAL